Klinë: Dëmtoi shtyllat anësore të rrugës, inspektorati komunal e raporton në Polici 33-vjeçarin

Klinë: Dëmtoi shtyllat anësore të rrugës, inspektorati komunal e raporton në Polici 33-vjeçarin

Është arrestuar nga Policia një person në Klinë, për shkak se kishte dëmtuar disa shtylla anësore të rrugës.

Ngjarja raportohet të ketë ndodhur në rrugën “Sadik Rama” në Klinë.

Burimet e Sinjalit bëjnë të ditur se i arrestuari është Milot Mekaj, 33-vjeçar.

Sipas raportit të Policisë, rasti ishte denoncuar në polici nga inspektorët komunal.

“Është arrestuar i dyshuari kosovar për shkak se kishte dëmtuar disa shtylla anësore të rrugës. Rasti është denoncuar në polici nga inspektorët komunal. I dyshuari pas inicimit të rastit me vendim të prokurorit është  dërguar në mbajtje”.

Related Articles