Klinika e Kirurgjisë: Rritet numri i kryerjes së operacioneve

Klinika e Kirurgjisë: Rritet numri i kryerjes së operacioneve

Në Klinikën e Kirurgjisë pas lirimit të masave është rritur edhe numri i kryerjes së operacioneve, ku mesatarisht brenda javës në dy klinikat, atë të Përgjithshmen dhe Abdominalen kryehen 25 operacione.

Kështu tha në një intervistë për Ekonomia Online, drejtori i kësaj Klinike Jeton Sallahu.

“Klinika e Kirurgjisë, e veqenarisht Kirurgjia e Përgjithshme gjatë pandemisë kemi pasur vështirësi dhe një grumbullim jashtëzakonisht të madh të rasteve për shkak të kufizimeve. Pas lirimit të masave numri i operacioneve është rritur diku mesatarisht brenda javës në Klinikën e Përgjithshmë dhe atë Abdominale kryhen 25 operacione, që ky numër është jashtëzakonisht i madh krahasim me mundësitë dhe përgatitjet që i kemi në institucion”, tha Sallahu.

Tutje Sallahu tha se në Klinikën e Kirurgjisë po kryehen edhe operacione të nivelit evropian që më parë nuk janë kryer, duke shtuar se kanë operuar 18 raste që ishin të infektuar me COVID.

“Fatmirësisht Kirurgjia jonë ka ecur në trend me nivelin evropian, përpara intervenimet kirurgjike nuk janë kryer tek ne, por falë përgatitjes profesionale, kryehen operacionet që përcaktojnë peshën diku 7-8 operacione të tilla, ku njerëzit kanë dhënë para të majme për të shkuar në shtetet e tjera dhe ne po arrijmë t’i kryejmë këtu në sallat e operacionit kanë pasur edhe 18 raste që kanë rezultuar me Covid pozitiv, por që të tilla raste janë shëruar”, thotë ai.

Ai thekson se përkundër vështirësive me pandeminë, tash po punojnë me kapacitete të plota, duke përmendur disa prej problemeve që akoma vazhdojnë t’i kenë.

“Pandemia ka qenë një vështirësi për të gjithë neve, stafin shpeshëherë kemi pasur të reduktuar si pasojë e përballjes me pandeminë, por kemi arritur deri-diku pasi edhe është bërë zvogëlimi i operacioneve”.

“Tash po punohet me kapacitete të plota, nuk kemi kufizime në operacione. Por që problem i parë është mungesa e anesteziologëve që kemi pak numër të tyre, pastaj problem i dytë është edhe numri i shtretërve që i kemi të kufizuar, dhe që duhet me u rrit numri i sallave, dhe shtretërve”.

Related Articles