Legjenda e boksit të kategorive të rënda, Vitali Klitschko, që tash është kryetar i Kievit, në një konferencë për shtyp ishte kritik ndaj politikës gjermane për të mos e ndihmuar Ukrainën me armë.
Gjermania ka hezituar të dërgojë armë në Ukrainë gjatë krizës me Rusinë, ndonëse e ka përkrahur vazhdimisht atë me mjete financiare. Javë më parë doli lajmi që Gjermania kishte nisur 5 mijë helmeta drejt Ukrainës dhe lajmi u bë cak i talljeve.
Këtë të fundit nuk ngurroi ta përmendte as Klitschko para kryediplomates Annalena Baerbock.
“Ne kemi nevojë për armë mbrojtëse…Faleminderit për 5 mijë helmetat, por nuk mjaftojnë”, tha Klitschko para Baerbock.
Shteti gjerman është kritikuar shumë për qasjen ndaj krizës së fundit me Ukrainën, duke u cilësuar nga shumë si tepër e butë në raport me Rusinë. Arsyeja kryesore është gypi i gazsjellësit nga Rusia ‘Nord Stream 2’, pa të cilin Gjermania mund të vuajë shumë energjitikisht.
"We need defensive weapons…Thank you for 5,000 helmets, but it's not enough."
Watch this moment from #MSC2022 – when Kyiv Mayor Vitali Klitschko pressed Germany's foreign minister on Berlin's refusal to supply weapons to Ukraine. pic.twitter.com/DGEMxNa5wP— DW Politics (@dw_politics) February 18, 2022