Trajkoviq: Ekstremisti Arnaud Gouillon po financon aktivitetet kriminale serbe në Kosovë

Trajkoviq: Ekstremisti Arnaud Gouillon po financon aktivitetet kriminale serbe në Kosovë

Rada Trajkoviq gjatë një interviste për Nova ka theksuar se Gouillon është financues i aktiviteteve kriminale serbe në Kosovë.

Në anën tjetër, përfaqësuesi i së djathtës ekstreme franceze, Arnaud Gouillon i cili është shef i Drejtorisë për Bashkëpunim me Diasporën dhe Serbët në Rajon, është shprehur se i gjithë financimi i tij kalon përmes Dioqezës së Rashkës.

Me atë rast, Gouillon ka hyrë në llogarinë e tij në Twitter, duke theksuar se është tronditur nga akuza të tilla.

“Rada Trajkoviq sapo tha në Nova se financoj grupet kriminale në Kosovë. Nuk e di çfarë i kanë bërë asaj zonje apo atij televizioni që shpif kështu? Gjithçka që financojmë në kalon përmes Dioqezës së Rashkës”, thuhet në reagimin e tij.

Related Articles