Ish-trajneri i Feronikelit e ka fituar gjyqin ndaj skuadrës që drejtoi kohë më parë duke e detyruar klubin nga Drenasi që ti paguajë borxhet ndaj tij.
Feronikeli i detyrohet 42,000 euro ish-teknikut të tyre, derisa borxhe të mëdha ka edhe ndaj ish-futbollistëve.
Klubi futbollistik, Feronikeli ekziston ende si person juridik në FIFA dhe pritet t’i nenshtrohet një hetimi, sa i perket borxheve ndaj ish-futbollisteve dhe ish-trajnerit Duro.
Kujtojmë që FC Feronikeli muaj më parë u funsionua me disa klube duke ndryshuar edhe emrin zyrtar, proces ky që mbetet një enigmë e që u zhvillua në procedura të FFK-së!