Klopp pushon “yjet”, këta super lojtarë mungojnë sonte ndaj Milanit!

Klopp pushon “yjet”, këta super lojtarë mungojnë sonte ndaj Milanit!

Liverpool mbërriti në Itali mbrëmë përpara ndeshjes së fundit të fazës së grupeve në Champions League kundër AC Milan.

Reds kanë siguruar tashmë kualifikimin në fazën e eliminimit të Championsit dhe Jurgen Klopp duket se do të bëjë ndryshime të rëndësishme – pasi duket se nuk ka Virgil van Dijk dhe Jordan Henderson në ekipin që kanë udhëtuar.

Sipas mediave britanike, VanDijk, Roberto Firmino, Diogo Jota, Henderson, Milner, Thiago Alcantara dhe Jones nuk do të luajnë sonte. Klopp ka mirëpritur Joe Gomez dhe Naby Keita pasi të dy janë rikthyer nga lëndimet e tyre përkatëse.

Ndeshja luhet sonte nga ora 21:00 në San Siro. /Gazeta “Enigma”/

Related Articles