Ndeshje interesante në futbollin kosovar zhvillohen edhe në Ligën e Tretë.
Klubi Futbollistik “Studenti” sot ka arritur të triumfoi me rezultat të thellë ndaj KF Unitetit, raporton Gazeta Enigma.
Ndeshja përfundoi me rezultatin 7-1. Golat për Studentin i realizuan Lorik Ramadani (3 gola), Fitim Abdyli (2 gola), Shabi Behluli (1 gol) dhe Vala (1 gol).
Klubi i Studentit pas ndeshjes ka publikuar një fotografi në faqën zyrtare ku kanë shprehur kreativitetin e tyre me futbollistin i cili ka shënuar tre gola.
Lorik Ramadani ngjashëm sikurse Karim Benzema është fotografur me tri hurme pranë vetës dhe një gotë qumësht.
Më poshtë e gjeni postimin e klubit: /Gazeta Enigma/