Shkodran Mustafi vazhdon ta ketë të paqartë të ardhmen e tij.
Mbrojtësi shqiptar tani e dy muaj është një lojtar i lirë pas largimit nga Schalke 04.
E ardhmja e tij duket se do të jetë në Serie A, ku shumë skuadra interesohen për të.
Fiorentina dhe Genoa prej kohësh e duan, por së fundmi afër të arrijë marrëveshje është Torino.
Lajmet e fundit që vijnë nga Italia bëjnë të ditur se Napoli i është bashkuar garës për mbrojtësin shqiptar.
Napolitanët janë duke negociuar shitjen e Kostas Manolas te Olympiacos dhe e shohin Mustafin si zëvendësuesin e tij.
Gjithnjë sipas asaj që ka raportuar calciomercato, nëse Manolas shitet brenda kësaj jave, atëherë Napoli do të hidhet në sulm për ta marrë mbrojtësin shqiptar.
Nga ana tjetër Torino ka mbajtur tanimë një takim me përfaqësuesin e shqiptarit dhe janë pranë marrëveshjes.
Gjithsesi Mustafi me shumë gjasë do të luaj në Serie A edicionin e ardhshëm, por mbetet të shihet nëse do të jetë pjesë e Torinos apo Napolit.