Klubi i njohur kërkon shërbimet e ish-futbollistit të Gjilanit

Klubi i njohur kërkon shërbimet e ish-futbollistit të Gjilanit

Fjoart Jonuzi është një nga emrat e përfolur për t’iu bashkuar Partizanit në këtë merkato vere.

Për mesfushorin e Vllaznisë bëhet me dije se është në bisedime me të kuqtë, por ende s’ka asgjë konkrete. Për t’i dhënë “drejtim” kësaj çështje, ka folur menaxheri i tij, Endri Muçmata.

Në një prononcim të shkurtër të dhënë për Shkodrasport, ai ka deklaruar se janë në negociata por nuk ka asgjë konkrete.

“Jonuzi te Partizani? Nuk ka asgjë zyrtare. Për momentin, janë vetëm fjalë”, ka thënë ai.

Pritet me interes të shihet se cila do të jetë e ardhmja e futbollistit, teksa në Superiore është një nga mesfushorët më të spikatur.

Related Articles