Kosovës i mungojnë disa futbollistë ndaj Greqisë

Kosovës i mungojnë disa futbollistë ndaj Greqisë

Kosova do të përballet nesër me kombëtaren e Greqisë.

“Dardanët” siguruan një fitore me shumë vlerë, por që do të jenë shumë të hendikepuar për ndeshjen e radhës ndaj Greqisë.

Mbrojtësi Lirim Kastrati si dhe dy mesfushorët Ibrahim Dresevic dhe Betim Fazliji nuk do të jetë në dispozicion të trajnerit për këtë duel shkaku i kartonëve të dytë të verdhë që morën në duel me Irlandën e Veriut.

Edon Zhegrova dhe Mergim Vojvoda mungojnë gjithashtu për shkak të lëndimeve të tyre.

Megjithatë, rikthimet e Aro Muric dhe Fidan Alitit janë një lajm i mirë për trajnerin Giresse, që do t’i duhet të përzgjedh një formacion të ‘detyruar’.

Related Articles