Gjiganti nga Turqia, Galatasaray, po e kërkon me ngulm transferimin e Cristiano Ronaldos. Lajmi është bërë i ditur të premten nga “Fotomaç”.
Mësohet se krerët e Galasatasayt tashmë kanë nisur kontaktet me agjentin e Ronaldos, Jorge Mendes. Klubi turk thuhet se i ka ofruar Ronaldos pagë të majme dhe portugezi është i interesuar që në janar të vitit të ardhshëm të zhvendoset në Turqi.
Te Galatasaray po e shohin Ronaldon si përforcim të madh dhe do të bëjnë të pamundurën për ta realizuar një lëvizje të tillë.
37-vjeçari nuk është aspak i lumtur te Manchester Unitedi dhe ka kohë që ka kërkuar largimin nga klubi anglez. Këtë edicion, Ronaldo ka një gol dhe një asistim në nëntë paraqitje në të gjitha garat. Ai ka kontratë me Unitedin deri në fund të këtij sezoni, me opsionin e vazhdimit edhe për një vit tjetër.