Klubi kosovar i reagon ashpër Llapit për zyrtarizimin e Hoxhës, kjo është arsyeja

Klubi kosovar i reagon ashpër Llapit për zyrtarizimin e Hoxhës, kjo është arsyeja

Klubi Futbollistik Vllaznia e Pozheranit  ka reaguar pas zyrtarizimit të futbollistit Rinor Hoxha te Llapi.

Hoxha u prezantua sot te skuadra e elitës së futbollit kosovar, duke nënshkruar kontratë tri-vjeçare.

Megjithatë, klubi nga Anamorava, nëpërmjet një njoftimi në faqen zyrtare, pretendon se Hoxha ka kontratë me ta deri në qershor të vitit 2023.

REAGIMI I PLOTË:

INFORMIM PËR PUBLIKUN

Klubi i Futbollit ???????? ???????????????????????????????? – ????????????????????????????????, njofton opinionin rreth lajmit se KF Llapi ka arritur marrëveshje me lojtarin Rinor Hoxha i cili është pjesë e klubit tonë dhe ka kontratë valide deri në Qershor 2023.

Ne si klub jemi tej mase të befasuar se si një klub i Superligës në mënyrë amatoreske tenton të transferoj lojtar duke mos respektuar minimalisht klubin me të cilin lojtari ka kontratë duke mos patur as një kontakt.

Duket qartë se zhvillimi i ndeshjeve në garat evropiane nuk e kanë profesionalizuar as pak këtë skuadër duke mbetur ende nivel i ultë me mendësi të menaxhimit provicial.

Kërkojmë nga FFK që të me merr masa duke mbrojtur të drejtat e secilit anëtar të tij pa dallime dhe anime.

/Gazeta Enigma/

Related Articles