Klubi FC Phoenix, ka njoftuar tifozët në lidhje me arsyen e largimit të menaxherit gjeneral, Mc Kreshës, raporton Gazeta Enigma.
Sipas klubit, para disa muajve Mc Kreshës i është ofruar pozita e menaxherit gjeneral por për shkak të anagzhimeve në koncerte, ai nuk ka mundur të vazhdojë me klubin.
Njoftimi i plotë:
“Tifozë të nderuar,
Dua t’ju informoj rreth një zhvillimi të rëndësishëm në klubin tonë, FC Phoenix, në lidhje me pozitën e menaxherit gjeneral.
Para disa mujave, i kemi ofruar pozitën e menaxherit gjeneral të ekipit tonë Mc Kreshës. Megjithatë kësaj oferte, ai, i cili po kthehej nga angazhime të mëdha në koncerte, nuk mundi të qëndronte afër ekipit dhe, me keqardhje, vendosi të lirojë pozitën e menaxherit.
Si klub, jemi mirënjohës për marrëveshjen dhe i uronim sukses në të ardhmen. Ne po vazhdojmë të punojmë me qëllim të përmirësimit të performancës sonë dhe besojmë tek trajneri ynë për të udhëhequr ekipin drejt suksesit”. /Gazeta Enigma