Klubi më “Fair Play” përfundon në disiplinë për shkak të ofendimeve ndaj gjyqtarëve

Klubi më “Fair Play” përfundon në disiplinë për shkak të ofendimeve ndaj gjyqtarëve

Komisioni i Garave i Federatë së Futbollit të Kosovës, ka hapur procedurë disiplinore për lëshime në organizimin e ndeshjes Drita – Feronikeli 74, ndaj klubi futbollistik Drita dhe zyrtarit të saj, Feti Murseli, raporton Enigma.

Për Dritën KG-ja ka dhënë arsyetim se drejtori i klubit, Feti Mursei, që nuk ishte i autorizuar, ka ofenduar gjyqtarin në fushë dhe korridor.

Po ashtu si arsyetim është dhënë edhe hedhja e kanaqeve dhe mjeteve piroteknike gjatë ndeshjes.

“Një person i pautorizuar që nuk ishte i evidentuar në prtokolin zyrtar të ndeshjes hyn ëe fushën e lojës dhe ofendon gjyqtarin kryesor të ndeshjes duke vazhduar me ofendime edhe në korridorin e zhveshtoreve Në min 50 ,51 simpatizuesit vendas hudhin dy kanaqe në fushën e lojës për çka ndërprehet ndeshja deri në largimin e kanaqeve . Në min 55 , pas shënimit të golit përsëri simpatizuesit vendas hudhin dy mjete piroteknike shpërthyese prapa portës të skuadrës mysafire. Sipas raporteve të personave zyrtar të ndeshjes Drita –Feronikeli 74 .

Ndaj: Drejtorit të FC “Drita” , Feti Murseli . Motivi: Edhe pse nuk ishte i evidentuar në protokolin zyrtar . pas përfundimit të ndeshjes hyn në fushën e lojës dhe ofendon gjyqtarin kryesor duke vazhduar me ofendime edhe në korridirin e zhveshtoreve. Sipas raportit të gjyqtarit kryesor të ndeshjes Drita – Feronikeli 74″, thuhet në njoftim.

Related Articles