Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut (KMDLNj), ka kërkuar faljen bizneseve dhe të qytetarëve që janë gjobitur përgjatë pandemisë, raporton Gazeta Enigma.
Në reagimin e tyre thuhet se gjatë kësaj kohe më së shumti dëme kanë pësuar bizneset dhe qytetarët që kanë mbetur pa punë.
Ndër të tjera në reagim thuhet se ka biznese që janë dënuar me 500 euro gjobë, dhe se nuk kanë mundësi që t’i paguajnë ato gjoba.
“KMDLNj –ë kërkon që edhe dënimet që iu janë shqiptuar qytetarëve , të falen shkaku se ishte një gjendje thuaja e jashtëzakonshme. KMDLNj ka informata se disa biznese janë dënuar disa herë me gjoba 500 e më shumë euro dhe se nuk kanë asnjë mundësi t’i paguajnë dënimet. KMDLNj –ë , që nga fillimi ka kërkuar që të falen këto dënime dhe konsideron se nëse insistohet që dënimet të paguhen qoftë edhe përmes procesit përmbarimorë , kjo do të ishte edhe një goditje për bizneset e stërlodhura dhe se premtimet për rimëkëmbje ekonomike do të konsiderohen si farsë. KMDLNj –ë kërkon që ndaj përmbaruesve privatë të bëhet një auditim nga shteti për faktin se jo gjithmonë punojnë në përputhje me mandatin që ua jepë ligji”, thuhet në reagim.