Osmani ushtarëve të FSK-së: Jeni sinonim i shtetësisë

Osmani ushtarëve të FSK-së: Jeni sinonim i shtetësisë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, tha se për të është ndjenjë e veçantë që Forca e Sigurisë së Kosovës po merr pjesë në ushtrimin ushtarak “Defender Europe 21”, raporton Gazeta Enigma.

Tutje, Komandantja supreme tha se ushtarët e FSK-së po e jetësojnë ëndrren e secili qytetarë që ta shohin ushtrinë krah vendeve më të fuqishme të botës.

Madje ai tha se ata kanë dëshmuar profesionalizëm bashkë me ShBA-në dhe se janë sinonim i shtetësisë.

“Në këtë ditë të veçantë në emër të forcave tona të iu shpreh mirënjohjen time e të popullit të Kosovës për shërbimin tuaj të jashtëzakonshëm ndaj atdheut tonë. Po kështu dua edhe gëzimin e pamasë që po e shoh sot të jetësuar ëndrrën e secilit ushtarak e secilit qytetar të Kosovës të cilët kanë pritur për dhjetvjetësha të tërë që ta shohin një ditë ushtrinë e tyre përkrah aleatëve tanë strategjik madje duke ndërvepruar me ta e duke marrë vlerësimin e tyre”, tha ajo.

“Njëzet e dy vjet më parë gra e burra u rreshtuan në emblemën e UÇK-së dhe dëshmuan këmbënguljen tonë për ta fituar lirinë dhe u përballën me egërsinë e një regjimi. Por e patën guximin për të qëndruar në kauzën e lirisë. Sot pas 22 vjetësh të veshur me idealin e sigurimit të paqes i kemi lidhur qëllimet tona me ShBA për ta siguruar lirinë dhe garantuar atë. Ne kemi pasur qëllim mbrojtjen e atdheut tonë”.

Forca e Sigurisë së Kosovës është sinonim i shtetësisë, u tha ajo të pranishmëve.

“Forca e Sigurisë së Kosovës është sinonim i shtetësisë tonë. Sot kur ju po e demonstroni këtë aleancë po e vulosni edhe fatin tonë. Ndërkohë që pjesëtarë tuaj sot janë pjesë e misioneve paqeruajtës. Për shërbimin tuaj do të mbaheni mend nesër e përgjithmonë”.

Related Articles