Koci: Është krijuar një klimë që një njeri normal s’pranon të bëhet drejtor i KEK-ut

Koci: Është krijuar një klimë që një njeri normal s’pranon të bëhet drejtor i KEK-ut

Avokati Arianit Koci ka vlerësuar se në Kosovë është krijuar një klimë që njerëzit normalë nuk pranojnë të drejtojnë një institucion publik, e aq më pak Korporatën Energjetike të Kosovës (KEK).

Të mërkurën në “Konfront” të KTV-së, Koci ka thënë se kërkesat nga të gjitha dhe presioni ndaj atij që merr këtë detyrë janë të mëdha.

“Kurrë nuk mund të dihet se cilat janë kërkesat urgjente të KEK-ut, ai është një organizëm i gjallë që frymon në baza ditore dhe ka urgjenca në baza ditore. Kërkesat si prej popullatës, si prej Qeverisë, si prej të gjithëve kanë qenë të tmerrshme që ne të kemi rrymë. Askujt nuk i intereson as prokurimi, as a po shkelet ligji, por të kemi rrymë. Është krijuar një klimë që drejtor i një institucioni publik, një njeri normal nuk pranon të bëhet. Sidomos jo i KEK-ut. Në një anë ke presion çdo ditë, tjetrën anë ke infrastrukturën ligjore e nënligjore jo të mirë, në anën tjetër nuk ke para, ke borxh dhe duhet 24 orë të ketë rrymë. Kërkesat janë të tmerrshme, kush pranon të bëhet drejtor i KEK-ut, nuk e ka punën mirë”, është shprehur ai.

Related Articles