Koeficienti i ri, ekonomistët thonë se shtesat nuk po përmenden

Koeficienti i ri, ekonomistët thonë se shtesat nuk po përmenden

Zërin e ngritën më së shumti për rritjen e pagave të tyre. Punonjësit në sektorin e arsimit, të pakënaqur me pagat e tyre përballë rritjes së çmimeve u futën në grevë në fillim të vitit shkollor, dhe e pezulluan atë vetëm pas 1 muaji.



Por zhvillimet e dy ditëve të fundit, përderisa janë në pushim ndërmjet gjysmë-vjetorëve, megjithatë, nuk janë pritur me shumë entuziazëm.

“Duke e pasur parasysh gjendjen në të cilën gjendemi, kjo rritje është një llojë rritje simbolike mos të them e kënaqshme hiç se çdo ditë e më tepër buxheti familjar po bie në minus”, ka thënë Nehar Shasivari, zëvendësdrejtor i “Dardania”.

Mësimdhënësit në shkollë fillore, me koeficientin e ri do të paguhen 588 eur, nga 421 sa paguheshin deri në këtë muaj, ndërsa një mësimdhënës në shkollë të mesme të lartë nga 459 euro, do të marrë 609.

Edukatorët, do të kene pagë prej 546 eurosh, nga 393 sa e kanë aktualisht.

Gjithsesi, sipas ekonomistit, Erton Bega ka një problem në procedimin e këtij ligji.

“Ajo çka mbetët në pikëpyetje është lidhur me shtesat që I kanë marr sektor të ndryshëm sic është sektori I arsimit me shtesën e kualifikimeve, sektori I sigurisë me shtesën e rrezikshmërisë dhe sektorët tjerë deficitet të cilët duhet të përcaktohen me udhëzime administrative ose akte tjera nënligjore pra ka një konfuzion në publik se sa do të jetë paga  që do ta marrin”, ka thënë Bega.

Mësimdhënësit, bashkë me punëtorët e tjerë të sektorit publik, pagën me ndryshime pritet ta marrin gjatë këtij muaji.

“Plotësimndryshimi i ligjit për buxhet që parasheh vlerën e koeficientit tashmë është proceduar nga Qeveria për në Kuvend. Presim që Kuvendi ta trajtojë dhe miratojë atë me shpejtësinë e nevojshme. Ligji për Paga në Sektorin Publik hyn në fuqi me 5 shkurt. Pagat e reja aplikohen duke filluar nga ky muaj”, thuhet nga Qeveria e Kosovës.

Sindikata e Arsimit, gjatë së mërkurës, theksuan se nuk e kanë ndërmend që të kërkojnë që ligjin për pagat ta dërgojnë në Kushtetuese, pasi që sipas tyre, përmbushej një prej kërkesave për rritje të pagave prej së paku 100 eurosh.

Related Articles