Koha kur Kurti i ftonte kundërkandidatët në ballafaqim

Koha kur Kurti i ftonte kundërkandidatët në ballafaqim

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, që siç duket ka vendosur të ikë nga debatet televizive për t’u ballafaquar rreth qeverisjes së tij katërvjeçare, para disa vitesh e kërkonte pikërisht ballafaqimin. 

Ndonëse tashmë ka vendosur t’i bojkotojë disa mediume, nuk ishte gjithmonë kështu.

Në vitin 2017-të, në debatin zgjedhor, iu pati bërë thirrje për debat kundërkandidatëve të tij asokohe kur ky synonte postin e kryeministrit.

“Është dëm që nuk u bë një debat i tillë. Unë do të isha shumë i kënaqur, shumë i lumtur po të ishin edhe ata dy këtu sonte”, pati deklaruar Kurti.

Related Articles