Koha për det, gjatë javës në Shqipëri temperaturat arrijnë në 37 gradë

Koha për det, gjatë javës në Shqipëri temperaturat arrijnë në 37 gradë

Se vera ka afruar dhe është koha për pushime, në një farë mënyre po e tregojnë edhe temperaturat e larta që kanë nis të mbizotrojnë në Shqipëri.

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak i Shqipërisë ka njoftuar se gjatë kësaj jave pritet të ketë temperatura shumë të larta në vend.

Sipas parashikimit të motit, Tirana, Elbasani dhe Berati pritet të kenë motin më të nxehtë, me temperatura që do të shkojnë deri në 37 gradë Celsius.

Ndërkaq ngjajshëm temperaturat do t’i kenë edhe qytetet bregdetare, si Durrësi, Shkodra, Vlora e Saranda, të cilat do të përshkohen nga një mot i nxehtë, me temperatura nga 34 deri në 36 të hënën. /Gazeta Enigma


Related Articles