Kollçaku u reagon ashpër deputetëve të VV-së: Edhe në sallë të Kuvendit ka homoseksualë që fshihen

Kollçaku u reagon ashpër deputetëve të VV-së: Edhe në sallë të Kuvendit ka homoseksualë që fshihen

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Fatmir Kollçaku ka thënë sot se sëmundjet seksualisht transmetuese nuk përhapen nga personat që kanë marrëdhënie homoseksuale apo heteroseksuale.

Kollçaku u reagoi disa deputetëve që thanë se këto kategori shpërndajnë këto sëmundje.

“Mund të them se assesi nga një raport i rregullua, nga një marrëdhënie qoftë homoseksuale apo heteroseksuale nuk na vijnë sëmundjet. Këto sëmundje seksualisht të transmetuese na vijnë nga ndërrimi i partnerëve, partnerët nga raportet e pambrojtura dhe jo nga një raport i sigurt nëse veç flasim me argumente”, tha ajo.

Më tutje , deputetja e VV-së ka aluduar se edhe brenda sallës së Kuvendit ka persona që janë në petkun e personave që kanë marrëdhënie homoseksuale apo heteroseksuale.

“Edhe në këtë sallë këtu siç u kam thënë shumë më herët, mos mendoni që dikush nuk është nën petkun eventual për të cilin ne sot po flasim por është preferuar që të mbahet sekret. Sot ka njerëz të guximshëm dhe kanë dal hapur”, tha ajo.

Ajo më tutje tha se e mbështet mos lejimin e martesës me personat nën moshën 18-vjeçare, ndarjen e pasurisë dhe gjëra të tjera që janë paraparë me Kodin e ri Civil.

Related Articles