Vazhdojnë pritjet në pikëkalimet kufitare, ku kolona e automjeteve shkon deri në 500 metra raporto Gazeta “Enigma”.
Nga të dhënat e fundit, Qendra për Menaxhim Kufitar e MPB-së tregon se mëngjesin e së dieles fluks më të madh në pikat kufitare ka në Merdarë.
Në këtë pikë sipas kësaj qendre pritjet shkojnë deri në 1 orë, derisa kolona e automjeteve shkon deri në 500 metra.
Te Dheu i Bardhë, pritjet janë deri në 20 minuta.
Ndërkaq, te pikat e tjera pritjet nuk shkojnë më shumë se pesë deri në 10 minuta./Gazeta Enigma/