Kolonë 4 kilometërshe te Dheu i Bardhë, pritje deri në pesë orë për të hyrë në Kosovë

Kolonë 4 kilometërshe te Dheu i Bardhë, pritje deri në pesë orë për të hyrë në Kosovë

Mërgimtarët dhe qytetarët e tjerë që synim e kanë hyrjen në kufirin e Kosovës po përballen me pritje shumë të gjata në pikën Dheu i Bardhë.

Sipas Qendrës për Menaxhim Kufitar, aktualisht pritjet në këtë pikëkalim kufitar janë deri në pesë orë. Kolona në hyrje të kësaj pike kufitare është 4 kilometra, e në dalje 100 metra.

Kolona ka edhe në Muçibabë, ku kanë arritur në 500 metra. Pritjet për të hyrë nga kjo pikë po zgjasin 40 minuta.

Ndërkohë në Han të Elezit pritjet janë deri në 10 minuta.

Related Articles