Sot ka nisur zbatimi i marrëveshjes të arritur në Bruksel mes Kosovës dhe Serbisë për vendosjen e afisheve (stikerave) në targat e automjeteve të dyja vendeve.
Në Rudnicë afër Jarinjës kolona e automjeteve ka shkuar deri në pesë kilometra.
Kjo për shkak se transportuesit serbë kanë shkaktuar tollovi për t’u dukur se nuk ka interesim të madh për të hyrë në Kosovë.
Automjetet që hyjnë nga Serbia në Kosovë i zhvillojnë procedurat më shpejtë, ndërkaq ato nga Kosova që lëvizin për në Serbi duhet të presin deri në 30 minuta./kk