Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), gjenerallejtënant, Rrahman Rama do të raportoj sot para deputetëve të Komisionit për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes, raporton Gazeta “Enigma”.
Mbledhja e komisionit pritet të fillojë në orën 10:00.
Veç raportimit të Ramës komisioni do të shqyrtojë edhe raportin e panelit përzgjedhës për Komisionerin e Agjencisë për Informim dhe Privatësi.
Kujtojmë që më 5 maj, para deputetëve të këtij komisioni ka raportuar edhe ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj i cili është shprehur se prioriteti i tij është fuqizimi i mbikëqyrjes demokratike civile në FSK që sipas tij është dobësuar. /Gazeta Enigma.