Komandanti i Gardës Kombëtare të Iowas-s, Benjamin J.Corell, pritet me nderime të larta ushtarake

Komandanti i Gardës Kombëtare të Iowas-s, Benjamin J.Corell, pritet me nderime të larta ushtarake

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, i shoqëruar nga Komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Bashkim Jashari, kanë pritur me nderime të larta ushtarake në vizitën e tij lamtumirëse, Komandantin e Gardës Kombëtare të Iowa-s, gjeneral major, Benjamin J.Corell.



Në njoftimin e Ministrisë së Mbrojtjes thuhet se Mehaj e dekoroi Gjeneralin Corell me Medalje për Shërbim të Shquar, e cila iu dha në vlerësim të shërbimit të tij shembullor dhe kontributin e dhënë në forcimin e bashkëpunimit në mes të Ministrisë së Mbrojtjes dhe Gardës Kombëtare të Iowas.

“Ndërsa, për angazhim të jashtëzakonshëm dhe vetëmohues, për kohën sa ka shërbyer si Komandant i Gardës Kombëtare të Iowa-s, në mbështetjen e FSK-së në ngritjen e aftësive dhe kapaciteteve profesionale dhe operacionale, veçanërisht në ndërveprimin mes Ushtrisë së SHBA-së dhe FSK-së, edhe për operacionet në misionet paqeruajtëse,  Gjeneral Jashari i ndau Gjeneralit Corell Medaljen për Shërbim Vetëmohues”.

“Në këtë takim, Ministri Mehaj dhe Gjeneral Jashari falënderuan Gjeneralin Corell për kontributin e tij të dhënë në zhvillimin e Ministrisë së Mbrojtjes dhe FSK-së, duke theksuar se progresi dhe të arriturat e deritashme janë gjithashtu edhe si rezultat i përpjekjeve dhe punës së tij me përkushtim të lartë”, thuhet në njoftim.

Related Articles