Christian Eriksen ka pësuar një sulm dhe ka rënë pa ndjenja gjatë ndeshjes mes Danimarkës dhe Finlandës, ndërsa i gjithë spektri sportiv po uron shërim dhe më të mirën për kapitenin danez.
Kapiteni i Danimarkës, Eriksen, i cili luan për Interin, ra në tokë pa ndjenja në minutën e 43-të sa rezultati i ndeshjes ishte 0-0.
Ndeshja është pezulluar përkohësisht pasi mjekët ndërhynë me masazh në zemër, duke përdorur edhe defibrilator.
Lojtarët në fushë menjëherë kuptuan peshën e situatës dhe shumica nga ta ishin me lot në sy teksa po shihnin gjendjen e kapitenit të tyre.
Edhe faqet zyrtare të ekipeve kombëtare, faqet e klubeve të ndryshme evropiane, por edhe futbollistë të ndryshëm kanë reaguar shpejt në rrjetet sociale.
Secili ekip dhe lojtar ndihet i prekur me situatën e Eriksenit, teksa po i urojnë shërim të shpejt dhe më të mirën.
Më poshtë keni disa nga faqet e kombëtareve, klubeve dhe lojtarëve të cilët kanë postuar rreth situatës së Eriksenit. /Gazeta Enigma/