Lojtarët e San Marinos kanë bërë histori sonte, duke fituar ndeshjen e parë për kombëtaren e tyre pas 20 vjetësh.
Hera e fundit që San Marino kishte korrur fitore ishte më 2004, e që po ashtu ishte fitorja e tyre e parë atëherë.
Vendi i vogël evropian fitoi me rezultat minimal 1-0, ndaj Lihtejnshtajnit.
Nicko Sensoli shënoi në minutën e 53-të, duke ia siguruar fitoren shtetit të vet në Ligën e Kombeve.
San Marino kanë humbur 196 nga 206 ndeshjet që kanë luajtur dhe janë mposhtur me rezultat 10-0 nga Anglia në një ndeshje kualifikuese të Kupës së Botës në nëntor 2021.
Por ata kanë treguar shenja përmirësimi që atëherë. Në tetor të vitit të kaluar ata shënuan golin e tyre të parë konkurrues në dy vjet, por u mundën me vështirësi 2-1 nga Danimarka në një ndeshje kualifikuese për Euro 2024.
Në mars ata barazuan 0-0 me skuadrën e Karaibeve Saint Kitts dhe Nevis.
I rrethuar nga Italia dhe me pamje nga mali spektakolar Titano, San Marino ka një popullsi prej vetëm 33,000 banorësh dhe mbulon vetëm 61 kilometra katrorë. /Gazeta Enigma
San Marino won their first game tonight since 2004! Unbelievable scenes. This is football. pic.twitter.com/byTe7o2BCP— GOALS (@goalsfootballuk) September 5, 2024