Komercialja pezullon vendimin e ZRRE-së për daljen në tregun e lirë të energjisë për 5 kompani tjera

Komercialja pezullon vendimin e ZRRE-së për daljen në tregun e lirë të energjisë për 5 kompani tjera

Të hënën Oda Ekonomike e Kosovës ka njoftuar se Gjykata Komerciale, ka pezulluar vendimin e Zyrës së Rregullatorit të Energjisë (ZRRE) për daljen në tregun e lirë të energjisë për pesë kompani të tjera, raporton Gazeta Enigma.

Këto kompani paraprakisht kishin ushtruar padi individuale ndaj këtij vendimi. 

“Siç kemi theksuar edhe më herët, legjislacioni aktual nuk parasheh padi në formë grupore ose kolektive, prandaj vetëm paditë individuale po trajtohen dhe po pranohen nga gjykata. Këto pesë kompani kanë fituar të drejtën e tyre ligjore përmes këtij mekanizmi”, thuhet në njoftim.

Komerciale që nga hyrja në fuqi e vendimit të ZRRE-së i ka miratuar edhe disa padi të tjera të kompanive individuale. 

Ndërkohë më 9 korrik ZRRE-ja OEK-u kanë njoftuar të martën se Gjykata Themelore në Prishtinë ka refuzuar kërkesat për vendosjen e masës së sigurisë ndaj liberalizimit të tregut të energjisë elektrike.

Vendimi, sipas ZRRE-së, u mor më 9 korrik, pas shqyrtimit të dy kërkesave të ndara të parashtruara nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK) dhe bashkërisht nga Oda Ekonomike e Kosovës (OEK) dhe Shoqata e Prodhuesve të Kosovës (SHPK).

Related Articles