Komisioni Evropian ndan edhe 50 milionë euro për Kosovën

Komisioni Evropian ndan edhe 50 milionë euro për Kosovën

Shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomas Szunyog, ka njoftuar se Komisioni Evropian ka ndarë 50 milionë euro për Kosovën, raporton Gazeta Enigma.

Szunyog ka theksuar se përmes kësaj tregohet mbështetja e BE-së për adresimin e sfidave të shkaktuara nga pandemia.

Përmes një shkrimi në Twitter, Szunyog ka thënë se do të vazhdojnë të bashkëpunojnë me autoritetet kosovare në implementimin e politikave efektive që kanë për qëllim rimëkëmbjen më të shpejtë dhe rritjen e qëndrueshme të ekonomisë.

“Komisioni Evropian ka ndarë sot 50 milionë euro për Kosovën si asistencë makro-financiare. Një shumë tjetër prej 50 milionë eurosh janë ndarë tashmë për Kosovën, duke çuar totalin në 100 milionë euro. Kjo tregon mbështetjen e Bashkimi Evropian për të adresuar sfidat socio-ekonomike të shkaktuara nga pandemia”, ka shkruar ai.

Ndryshe, në tetor Kosova kishte marrë 50 milionë eurot e parë.

Related Articles