Komisioni i Garave të FFK-së shtynë ndeshjen Llapi – Drita për të dielën

Komisioni i Garave të FFK-së shtynë ndeshjen Llapi – Drita për të dielën

FC Drita ka njoftuar se ndeshja ndaj Llapit është shtyrë për të dielën, takim i cili ishte i paraparë të luhej të shtunën nga ora 13:00.

Ky takim i cili i përket xhiros së 14-të në Superligën e Kosovës do të luhet në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë.

Me këtë shtyrje nuk janë ndarë të kënaqur Drita duke thënë se nuk është korrekte nga ana e Komisionit të Garave, raporton Gazeta Enigma.

“Veprime të tilla nuk i bëjnë aspak nder futbollit kosovar, duke treguar mos rrespekt ndaj klubeve dhe vet Superligës së Kosovës”, thuhet në reagimin e Dritës./GAZETA ENIGMA/

Related Articles