Komisioni i Sigurisë dhe Mbrojtjes kërkon sqarime për kamerat në veri të vendit

Komisioni i Sigurisë dhe Mbrojtjes kërkon sqarime për kamerat në veri të vendit

Komisioni për Çështje të Sigurisë dhe të Mbrojtjes ka kërkuar sqarime për në lidhje me kamerat në veri të Kosovës, me ç’rast u kërkua të vijë për raportim drejtori i Policisë, Samedin Mehmeti.

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje (LVV) Enver Dugolli tha se për këto kamera duhet të jap përgjegjësi dikush. Nëse ato funksionojnë dhe nën mbikëqyrjen e kujt janë ato kamera.

“Është ky raportimi për ato kamerat më veri që nuk po dihet kush po i kontrollon është mirë ne me pas një informatë zyrtare, a kanë ndërmarr ndonjë veprim për këto kamera, të kujt janë, largimin e tyre ose identifikimin se kush po i monitoron”, tha Dugolli.

Për raportimin e drejtorit të Policisë, u kërkua që në muajin mars të vijë për raportim.

Çështje tjetër e këtij Komisioni ishte edhe armëmbajtja pa leje.

E kryetari Bekë Berisha tha se ka vërejtje për ligjin për armëmbajtje, i cili kërkoi që kjo çështje të bëhet më praktik.

“Leja për armë ose është leje ose nuk është. Goxha i mençur ka qenë ai njeri që e ka bërë këtë ligj”, tha Berisha.

Ndërsa për mbajtjen e armëve nga pjesëtarët e Policisë së Kosovës jashtë orarit të punës, as që duhet të diskutohet kjo.

Rashit Qalaj nga PDK-ja tha se marrja e armës nga pjesëtarët e Policisë as nuk duhet të diskutohet, ndërsa sa i përket ligjit për armë, Qalaj kërkoi të shikohen vendet në botë sesi veprojnë ata me këtë rast./Gazeta Enigma/

Related Articles