Hoxhaj i kërkon Qeverisë të vendos sanskione ndaj Rusisë

Hoxhaj i kërkon Qeverisë të vendos sanskione ndaj Rusisë

Deputeti i Kuvendit nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj ka thënë se Qeveria që t’i vendos sanksione Rusisë në rast se një gjë të tillë e bëjnë sot ShBA-të dhe BE-ja.

“Hapi i tretë është që nëse sot ShBA-të dhe BE, Qeveria e Kosovës duhet të mblidhet dhe të vendos sanksione ndaj Federatës Ruse sikurse kur kemi bërë në vitin 2014 kur është aneksuar Krimeja”, tha ai.

Ai gjithashtu ka përmendur disa hapa se si duhet vepruar Kosova në raport me siatuën e krijuar ndërmjet Rusisë dhe Ukrainës.

“Ne si deputetë të Kuvendit të Kosovës për shkak të historisë dhe kauzës sonë të drejtë duhet të jemi solidar në këto momente me Ukrainën, me popullin i saj që po e mbron lirinë, që po e mbron pavarësinë e saj”.

“Në këtë drejtim mendoj që Kuvendi i Kosovës duhet me i përcjell ngjarjet në Ukrainë. Nëse ka nevojë mendojë që në një të ardhme të afërt të miratojë një rezolutë dhe i ftojë të gjitha partitë politike që ta bëjnë një gjë të tillë. Ky është hapi i parë”, ka thënë ai.

Më tutje, Hoxhaj tha se Qeveria e Kosovës duhet edhe ta mbledh Këshillin Kombëtar të Sigurisë pas rrezikut që i kanoset nga Rusia.

“Hapi i dytë është që Ukraina është fronti i parë, Ballkani është fronti i dytë dhe ne jemi vija e parë e këtij fronti të dytë në Ballkan dhe mendoj që Qeveria e Kosovës duhet ta mbledhë Këshillin e Sigurisë Kombëtare. Nëse është mbledh edhe s’ka nevojë me tregu”, tha ai./Gazeta Enigma/.

Related Articles