Komisioni për Legjislacion dhe Mandate ka votuar ndryshimet në Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Kodit të Procedurës Penale.
Adnan Rrustemi kryetar i Komisionit, tha se nuk ka propozime të amendamenteve nga deputetët, prandaj edhe ka kërkuar miratimin e menjëhershëm.
“Amendamente nuk ka nga deputetët e Kuvendit. Ka ndryshime të vogla por të rëndësishme. Të kalohet propozimi më lexim të dytë në Kuvend pas përfundimit të leximit të parë”.
Anëtari i Komisionit, deputeti i LDK-së Driton Selmanaj tha se për shkak të çështjes së praktikës do të ishte mirë që të formohej një grup punues brenda Komisionit.
“Po të kishte amendamente do të krijohej një grup punuese ku do të trajtoheshin ato”.
Edhe deputeti Hydajet Hysenaj tha se do të duhej që të kishte një grup punues para kalimit në lexim të dytë të këtij ndryshimi.
Komisioni gjithashtu rekomandoi që të miratohet në parim Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Përgjegjësinë̈ Disiplinore të Gjyqtarëve dhe Prokurorëve.
“Këtë propozim ndryshim e ka bërë Ministria e Drejtësisë dhe a ka bërë ndonjë konsultim më dikë me prokurorinë, gjyqtarët apo diçka e tillë ka pyetur” Hajdar Beqa anëtar i Komisionit nga PDK.
“Është ndryshuar vetëm një term, por që është i rëndësishëm”, ka sqaruar kryetari Rrustemi.
Përderisa deputeti i LDK-së, Driton Selmanaj, ka kërkuar që të ftohet ministrja Albulena Haxhiu të ftohet për të sqaruar se cilat ndryshime janë bërë dhe pse.
“…të bëhet ky ndryshim kaq shpejt është e pamundur”, tha ai.
“Ka qenë një lëshim teknik, por që ka qenë pengesë për trajtimin e rasteve”, tha kryetari Rrustemi.
“Nëse është vetëm lëshim teknik pra e tejkalojmë. Por nëse ka ndryshime tjera duhet ta thërrasim ministren për shpjegim, tha deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra.