Janë mësuar tetë skuadrat çerekfinaliste në Kupën e Kosovës në futboll.
Prishtina është skuadra e fundit që ka siguruar “biletën” për në fazën tjetër të kompeticionit të dytë madhor në futbollin e Kosovës. Prishtina e mposhti sot (e hënë) Dukagjini 3:1 në Lipjan.
Ndërkohë, kualifikimin tutje e mësuan edhe skuadrat tjera të cilat zhvilluan ndeshjet e 1/8 të shtunën dhe të dielën.
Befasia më e madhe e kësaj faze mund të quhet eliminimi i ekipit të Superligës së Kosovës, Trepçës ’89 nga Feronikeli 74 që bën gara në Ligën e Parë.
Këto janë skuadrat që janë kualifikuar në çerekfinale.
Llapi
Vushtrria
about:blank
Feronikeli
Ballkani
Malisheva
Gjilani
Behari (Liga e dytë)
Prishtina.