Anëtari i Presidencës së Bosnjë-Hercegovinës, Zhelko Komshiq, ka ndërprerë intervistën me agjencinë serbe Tanjug, pasi gazetari që po intervistonte tha se nuk pranon verdiktin se në Srebrenicë ka pasur gjenocid.
“Gjenocidi është gjenocid nuk kemi çfarë të diskutojmë. Nëse duam të manipulojmë është tjetër. Por gjenocidi është gjenocid. E ka thënë Gjykata Ndërkombëtare këtë”, ka thënë Komshiq.
Gazetari ka thënë se janë shkaktuar krime të rënda nga gjitha palët.
Mirëpo Komshiq ka thënë se nuk bëhet fjalë për krime të rënda, por për gjenocid.
Pasi gazetari ka thënë se nuk pajtohet me atë verdikt, Komshiq është ngritur dhe i ka thënë ta bëjë këtë intervistë me dikë tjetër. /Gazeta “Enigma”/
Predsjedavajući Predsjedništva BiH Željko Komšić prekinuo je intervju za srbijansku novinsku agenciju Tanjug nakon što je novinar rekao da ne priznaje presude za genocid u Srebrenici pic.twitter.com/Lc5by8PFIh— Istraga.ba (@IstragaB) November 9, 2021