Komuna e Gjakovës e ka quajtuar lajm të keq djegien e Muzeut të Muzikës, teksa njofton se objekti do të rindërtohet vitin tjetër.
Komuna e Gjakovës thotë se është në pritje të hetimeve për të kuptuar shkaktarin e zjarrit.
Reagimi i plotë i Komunës së Gjakovës:
Ajo çfarë ka ndodhur sonte me objektin e Tabhanës, është një lajm i keq për Gjakovën, lajm i cili na ka shokuar e indinjuar të gjithëve.
E presim hetimin e policisë për ta kuptuar shkakun e zjarrit.
Përveç keqardhjes, në këtë moment është i rëndësishëm fakti se në objektin e djegur nuk ka qenë asnjë artefakt i muzeut të muzikës. Pra, të gjitha elementet që kanë vlera historike e artistike kanë shpëtuar.
Ajo çfarë mund të themi tjetër është informata e sigurtë se objekti i Tabhanës do të ri-ndërtohet vitin tjetër nga buxheti komunal.