Komuna e Gjilanit mbështet nënat lehona me nga 100 euro për fëmijët e lindur më 2026

Komuna e Gjilanit mbështet nënat lehona me nga 100 euro për fëmijët e lindur më 2026

Komuna e Gjilanit, ka vendosur të mbështes nënat lehona për fëmijët e lindur gjatë këtij viti.

Drejtoria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, me vendim të kryetarit të Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, hap thirrjen për subvencionimin e lehonave për vitin 2026.

Drejtoresha për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, Mimoza Kadriu Qerimi fton të gjitha lehonat që plotësojnë kriteret e përcaktuara të aplikojnë duke dorëzuar dokumentacionin e nevojshëm sipas kushteve të shpallura në thirrje.

Aplikimi bëhet në Qendrën për Shërbim me Qytetarë, ndërsa dokumentacioni i nevojshëm është përcaktuar në vendimin sipas shpalljes publike.

“Kjo po bëhet me qëllim të mbështetjes së nënave lehona me nga 100 euro për çdo lindje të fëmijëve për vitin 2026”, tha Mimoza Kadriu.

Sipas saj kjo po bëhet për të gjithë fëmijët e lindur nga data 01 janar-31 dhjetor 2026 e tutje.

Por kjo mbështetje nuk vlen edhe për fëmijët e lindur jashtë Kosovës.

Related Articles