Komuna e Gjilanit vazhdon subvencionimin e qirasë për familjet pa strehë

Komuna e Gjilanit vazhdon subvencionimin e qirasë për familjet pa strehë

Të enjten Komuna e Gjilanit ka njoftuar se edhe në vitin 2026 do t’i subvencionojë qiranë e banimit për familjet që nuk kanë banesë apo shtëpi në pronësi dhe gjenden në gjendje të rëndë ekonomike.

Në njoftimin e fundit, Drejtoria e Shëndetësisë dhe e Mirëqenies Sociale në Komunën e Gjilanit ka hapur thirrjen për aplikim e cila mbyllet më 30 janar të këtij viti.

Të drejtë aplikimi kanë familjet rezidente në Komunën e Gjilanit, të cilat nuk kanë banesë apo shtëpi në pronësi dhe gjenden në gjendje të rëndë ekonomike.

Alban Hyseni, kryetar i Komunës së Gjilanit, tha se “Njëra prej politikave të cilat i kemi ndjekur gjatë mandatit të parë, po e vazhdojmë edhe në mandatin e dytë. 163 mijë euro i kemi financuar në mandatin e parë dhe këtë mbështetje po e vazhdojmë edhe gjatë këtij mandati”.

I pari i Gjilanit ftoi të aplikojnë të gjithë ata që kanë nevojë për mbështetje për banim, duke shtuar se kanë mbetur edhe pak ditë nga afati për aplikim.

Related Articles