Kryetari i komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi dhe drejtori i Shërbimit Spitalor, Klinik Universitar i Kosovës, Elvir Azizi, kanë nënshkruar kontratë për shfrytëzim afatgjatë të një objekti që është pronë e Komunës së Podujevës, për t’u vendosur Ploiklinika Specialisitike.
SHSKUK-ja tha do të bëjë rekrutimin e stafit të mesëm dhe blerjen e disa pajisjeve të nevojshme, për të cilat tashmë i kanë nisur procedurat e prokurimit.
“Pas nënshkrimit të marrëveshjes-kontratës, Kryetari Bulliqi u shpreh i lumtur që qytetarëve të Podujevës shumë shpejt do t’u ofrohen shërbime specialistike në komunën e tyre, për të cilat deri tash janë detyruar të udhëtojnë në Prishtinë”, thuhet në njoftimin e Komunës së Podujevës.
Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia dhe drejtoresha e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale në Podujevë, Adelina Stublla, ishin pjesë e ceremonisë së nënshkrimit të kontratës. /Gazeta Enigma