Komuna e Podujevës ka organizuar transport për tifozët e Llapit të cilët do të udhëtojnë drejt stadiumit “Fadil Vokrri” në Prishtinë ku do të përballen me Dritën në finale të Kupës së Kosovës, shkruan Gazeta Enigma.
Kryetari i Podujevës, Shpëjtim Bulliqi ka bërë të ditur se kanë organizuar transportin për tifozët e Llapit që do të udhëtojnë sot drejt Prishtinës.
“Ju uroj shumë suksese djelmoshave tanë dhe bashkë me tifozët “Legjendat” do të brohorasim përgjatë gjithë ndeshjes për Llapin kampion. Për tifozët llapjanë në mbështetje të futbollistëve tanë, komuna ka organizuar transportin nga stacioni i autobusëve në ora 18:00 për në stadiumin “Fadil Vokrri”. Na bëni krenarë, kampionë”, ka shkruar Bulliqi.