Komuna e Prishtinës akuzon Ministrinë e Kulturës për prerjen e pishave shumëvjeçare

Komuna e Prishtinës akuzon Ministrinë e Kulturës për prerjen e pishave shumëvjeçare

Komuna e Prishtinës ka akuzuar Ministrinë e Kulturës për prerjen e pishave rreth hapësirës së Teatrit Kombëtar pa lejen e saj dhe pa njoftuar asnjë përgjegjës komunal.

Sipas autoriteteve lokale, prerja e pemëve është realizuar pa koordinim dhe pa respektuar procedurat e nevojshme, duke shkaktuar shqetësim për shkatërrimin e hapësirës publike dhe natyrës në këtë zonë, shkruan Gazeta Enigma.

Komuna ka kërkuar sqarime nga Ministria e Kulturës për këtë veprim dhe ka theksuar rëndësinë e ruajtjes së mjedisit dhe pasurisë natyrore në qytet.

Për më tepër, thotë komuna e Prishtinës, ministria e Kulturës ka vepruar në mënyrë të papërgjegjshme, pa marrë asnjë ekspertizë paraprake ose analizë të ndikimit mjedisor përpara fillimit të punimeve.

“Ministria e Kulturës duhet të mbajë përgjegjësi dhe të marrë masa për të ndaluar veprime të tilla dhe për të kompensuar dëmet që janë shkaktuar!”./GAZETAENIGMA/

Related Articles