Nënkryetari, Muhedin Nushi, ka konfirmuar se Komuna e Prishtinës ka filluar përgaditjet për vaksinim eventual masiv të popullatës.
Madje, ai tha se numri i të infektuarve është në rënie, dhe sipas tij, qytetarët duhet të jenë të vetëdijshëm që vaksina është zgjidhja e vetme në këto raste.
“Ne veç kemi filluar parapërgatitjet tona në kuadër të komunës dhe të ekipit menaxhues ose shtabit operacional në kuadër të komunës për ndonjë vaksinim eventual masiv i cili mund të ndodhë në Kosovë. Kjo mund të ndodh në rast se furnizohemi me vaksinat mjaftueshëm në mënyrë që të vaksinohet tërë popullata. Numri i infektimeve është në rënie”, tha Nushi.
Nënkryetari theksoi se janë duke përpiluar planin nëse kërkohet nga Qeveria për shpërndarjen e vaksinave në Qendra të Mjekësisë Familjare.
“Jemi duke përpiluar planin në rast se kërkohet nga Qeveria dhe nuk do të ketë vaksinim vetëm në Qendrën e Sallës Sportive ku aktualisht po kryhet vaksinimi edhe ku është pjesa e stafit të Qendrës së Mjekësisë Familjare të Komunës së Prishtinës”, shtoi ai.