Çfarë i duhet Barcelonës për të kaluar tutje në Ligën e Kampionëve?

Çfarë i duhet Barcelonës për të kaluar tutje në Ligën e Kampionëve?

Pas barazimit 3-3 me Interin, Barcelona tani përballet me mundësin e madhe të daljes nga Liga e Kampionëve që në fazën e grupeve për të dytin vit radhazi.

Ndërsa një humbje do ta kishte eliminuar menjëherë skuadrën e Xavi Hernandez, një barazim i mban ende katalanasit në lojë.

Bayern Munich e ka rezervuar vendin në raundin tjetër, por i duhet ende të luajë për vendin e parë.

Çfarë duhet të bëjë Barcelona për të kaluar tutje?

Klubi i La Ligas ishte buzë eliminimit mbrëmë, por nënshkrimi i ri Robert Leëandoëski shënoi golin e barazimit në minutën e fundit për t’i siguruar një barazim.

Pavarësisht kësaj, Barcelonës do t’i duhet që Interi të humb të dyja ndeshjet e fundit për të përparuar tutje dhe vetë t’i fitojë të dy ndeshjet e mbetura.

Barcelona mund t’i fitojë të dyja ndeshjet e mbetura, megjithëse një fitore dhe një barazim mund të mjaftojnë po ashtu, nëse Interi humbet ndaj Bayern Munich dhe Plzenit.

Megjithatë, Barcelona ende nuk ka luajtur me liderët e grupit, Bayern Munich dhe Interin do të luajë me Plzen, që kështu katalanasve do t’u duhet një mrekulli për të kaluar tutje.

Opsioni i Ligë së Evropës

Gjithçka duket e qartë, pa ndonjë mrekulli apo surprizë, Barcelona do të luajë në Ligën e Evropës këtë sezon.

Një kompeticion në të cilin sezonin e kaluar ata humbën në fazën çerekfinale nga fituesit e kësaj gare, Eintracht Frankfurt.

Me shpenzimet e bëra, Barcelona nuk ishte nisur për këtë drejtim, por ndonjëherë futbolli di të jetë shumë mizor. 

Related Articles