Komuna e Prishtinës paralajmëron: Erëra të forta dhe reshje bore në orët në vijim

Komuna e Prishtinës paralajmëron: Erëra të forta dhe reshje bore në orët në vijim

Komuna e Prishtinës ka paralajmëruar qytetarët për përkeqësim të kushteve atmosferike gjatë orëve në vijim.

Sipas njoftimit të Komunës së Prishtinës, priten erëra të forta të shoqëruara me reshje shiu, ndërsa në orët e vona të natës do të ketë edhe reshje bore.

Përmes një njoftimi, qytetarët janë këshilluar që:

Të sigurojnë objektet e lëvizshme në ballkone ose oborre për të shmangur dëmet nga erërat e forta.

Të reduktojnë lëvizjet e panevojshme gjatë motit të rënduar.

Të kenë kujdes në trafik dhe të shmangin parkimin pranë pemëve ose objekteve të rrezikshme.

Komuna gjithashtu ka bërë të ditur se ekipet e emergjencave janë në gatishmëri të plotë për të përballuar çdo situatë të mundshme.

“Të dashur qytetarë, ju lusim për kujdes të shtuar dhe për bashkëpunim. Në rast nevoje, mund të kontaktoni Drejtorinë për Siguri dhe Emergjenca në numrat 0800 122 33 ose 122 44,” thuhet në njoftim.

Ky apel vjen si masë parandaluese për të shmangur dëmet dhe rreziqet që mund të shkaktohen nga kushtet e motit të rënduar.

Related Articles