Komuna e Prizrenit ua fal borxhet e vjetra rreth 6 mijë bizneseve

Komuna e Prizrenit ua fal borxhet e vjetra rreth 6 mijë bizneseve


Si pasojë e gjendjes së rëndë ekonomike, të krijuar nga pandemia, organet komunale të Prizrenit kanë vendosur që t’i falin borxhet e vjetra për rreth 6 mijë biznese, raporton Gazeta “Enigma”.

Këtë lajm e bëri publik drejtoresha e Financave në Komunën e Prizrenit, Leonora Çerreti, për mediat lokale, duke u shprehur se vendimi është marrë vitin e kaluar. Çerreti tregoi që nga viti nga viti 2001 deri në vitin 2013 nuk ka asnjë kusht për falje.

Totali i këtyre borxheve të falura kap shumën prej 1 milion e 57 mijë euro. “Me vendimin që e kemi marrë vitin e kaluar për faljen e obligimeve të bizneseve për ushtrimin e veprimtarisë, pra taksa që ka qenë e ngarkuar që prej vitit 2001. Ne kemi bërë një falje prej rreth 1 milion e 57mijë ku nga kjo falje përfitojnë 6098 biznese”, ka thënë ajo.

Bizneset po lajmërohen për të përfituar prej kësaj falje. Për momentin jemi duke bërë verifikimin e të gjithë data bazës mirëpo për fat të mirë bizneset po lajmërohen./Gazeta Enigma

Related Articles