Konferenca e radhës për rastin e krerëve të UÇK-së mbahet më 15 dhjetor

Konferenca e radhës për rastin e krerëve të UÇK-së mbahet më 15 dhjetor

Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë kanë thënë se konferenca për rastin e ish-komandantëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit,  do të mbahen më 15 dhjetor.

“Siç është njoftuar në kalendarin tonë, konferenca e radhës për ecurinë e çështjes në çështjen gjyqësore kundër Thaçit, Veselit, Selimit dhe Krasniqit, do të mbahet të mërkurën, më 15 dhjetor, në orën 14:30. Më shumë detaje mund të lexohen në urdhrin për caktimin,” thuhet në njoftimin e Speciales. /Gazeta Enigma/.

Related Articles