Dhomat e Specializuara në Hagë kanë bërë të ditur se janë pranuar pjesërish akuzat ndaj Hashim Thaçi, Bashkim Smakaj, Isni Kilaj, Fadil Fazliu dhe Hajredin Kuçi për ndikim të pretenduar ndaj dëshmitarëve.
Në një konferencë për media, zëdhënësi i DhSK-së, Michael Doyle, ka deklaruar se gjykatësja e procedurës paraprake keqinterpretoi disa elemente të Kodit Penal të Kosovës.
“Në çështjen gjyqësore Hashim Thaçi, Bashkim Smakaj, Isni Kilaj, Fadil Fazliu dhe Hajredin Kuçi për ndikim të pretenduar ndaj dëshmitarëve, Kryetarja e Dhomave të Specializuara, gjykatëse Ekaterina Trendafilova, caktoi më 3 shkurt Panelin e Gjykatës së Apelit pasi Gjykatësja e Procedurës Paraprake i miratoi Prokurorisë leje të apelonte katër pika në lidhje me Vendimin mbi Konfirmimin e Aktakuzës nga Gjykatësja e Procedurës Paraprake, me të cilin konfirmoi pjesërisht akuzat kundër z. Thaçi, z. Smakaj, z. Kilaj, z. Fazliu dhe z. Kuçi. Prokuroria parashtroi se Gjykatësja e Procedurës Paraprake keqinterpretoi disa elemente të Kodit Penal të Kosovës. Paneli i Apelit përbëhet nga gjykatësit Mishelë Pikar, Emilio Gati, dhe Nina Jorgensen”, thuhet në njoftim.
Ndër tjera, shtohet se më 30 janar, administratorja njoftoi për caktimin e Aleksandër Admiral si mbrojtës të Kuçit.