Drita dhe Hamdi Namani kanë arritur marrëveshje për zgjatjen e kontratës.
Mesfushori ka nënshkruar kontratë të re dyvjeçare me “bardhekaltrit” nga Gjilani. Gazeta Enigma ka raportuar sot ekskluzivisht për këtë vazhdim bashkëpunimi.
Lajmi është bërë i ditur nga faqja zyrtare e klubit nga Anamorava në rrjetet sociale.
“Lumi vazhdon edhe për dy vite me Dritën. Klubi ynë FC Drita dhe Hamdi Namani-Lumi kanë vazhduar bashkëpunimin edhe për dy vite të tjera”, thuhet ndër tjerash në njoftimin zyrtar të klubit.
Namani është pjesë e Dritës në tri vitet e fundit, ndërsa ka zhvilluar 103 ndeshje zyrtare dhe ka shënuar 18 gola.
Namani në të kaluarën ka qenë pjesë e Llapit.