EKSKLUZIVE: Prishtina afër marrëveshjes me futbollistin e Malishevës

EKSKLUZIVE: Prishtina afër marrëveshjes me futbollistin e Malishevës

Ekipet e Superligës së Kosovës në futboll janë duke u përgatitur maksimalisht për sezonin e ri.

Klubi Futbollistik “Prishtina” ka pasur lëvizje të shumta, ku disa lojtarë janë larguar, por në media është raportuar edhe për disa prurje.

Gazeta Enigma mëson ekskluzivisht se kryeqytetasit janë afër marrëveshjes me mbrojtësin e majtë, Gentrit Dumani.

Dumani në edicionin e fundit është paraqitur për Malishevën, ku ka regjistruar 30 paraqitje.

Kujtojmë që Dumani edhe më parë ka luajtur për Prishtinën, kurse gjithashtu ka mbrojtur edhe ngjyrat e Drenicës, Flamurtarit dhe Fushë Kosovës.

/Gazeta Enigma/

Related Articles